Ish- përfaqësuesi politik I UÇK-së Bardhyl Mahmuti, në 24 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, ka shkruar se bombardimi i caqeve civile shqiptare nga aviacioni serb u shoqërua me një propagandë të paparë nga ana e ministrit të atëhershëm të Informacionit në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për të fajësuar NATO-n për këto aksione dhe duke fshehur krimin dhe duke fajësuar NATO-n, Serbia kreu një krim të dyfishtë.
Mahmuti ka shkruar se përkundër asaj se konferencën për shtyp të Pentagon, të datës 21 maj 1999, SHBA demanton në mënyrë të argumentuar se prapa këtij krimi nuk qëndrojnë forcat e NATO-s, propaganda e Joseph Goebbelsit ballkanik, krijoi huti kaq të madhe, saqë sot e kësaj dite shpërndahen, në mënyrë të pavetëdijshme, sajesat serbe.