ShowBiz
Bardhi zbulon projektet muzikore që do t’i sjellë deri në fund të vitit
Demokracia
18:20 | 09 Shtator 2022

Share:

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka zbuluar listën e projekteve që do të sjellë deri në fund të këtij viti.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai tregon se këtë muaj do të publikojë dy këngë të reja solo.

Pastaj në muajin tetor ka zbuluar se do të ketë një bashkëpunim me Majkun dhe një tjetër duet, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) do të realizojë një këngë me reperin Zuna.

“Shtator Bardhi solo, Bardhi solo, tetor xxxx ft Bardhi, Majk ft Bardhi, nëntor Bardhi x Zuna…ft. Gëzuar Vitin e Ri”, ka shkruar ai.

I fundit realizim nga Bardhi mbetet “Mi amor” në duet me artisten Alketa Turkaj i publikuar para një muaji.

Kënga e tyre për vetëm pak kohë ka mbledhur afro tre milionë klikime në YouTube.

Të ngjashme
ShowBiz • 13 Qershor 2024