Sport
Bardhi shënon për barazimin e Maqedonisë së Veriut
Demokracia
20:12 | 17 Nëntor 2022

Share:

Maqedonia e Veriut ka barazuar me rezultat 1:1 me Finlandën, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin në Shkup.

Shqiptarët Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai, u paraqitën titullarë për Maqedoninë e Veriut.

Bejtullai u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Musliu në atë të 59-tën dhe Valon Ethemi futet në lojë në minutën e 59-të e Agon Elezi në atë të 87-tën.

Enis Bardhi ka shënuar nga penalltia në minutën e 75-të, duke e barazuar rezultatin 1:1. Futbollisti Antman në minutën e 37-të ka shënuar për Finlandën.

Të ngjashme