ShowBiz
Bardhi konfirmon se do të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3
Demokracia
14:07 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Rap-artisti shqiptar Bardhi ka bërë një njoftim të papritur që pa dyshim do të ndezë emocionet e fansave të tij.

Të premten, në një koncert të mbushur me energji dhe pasion në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ai konfirmoi ndër të tjera se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Ndërsa përshëndeti publikun që e ka përcjellë me dashuri që në fillimet e karrierës së tij, Bardhi ndau lajmin se gjatë vitit 2024 ai do të qëndrojë më shumë në Shqipëri.

Por arsyeja e kësaj prani më intensive nuk është vetëm për koncerte dhe projekte muzikore, por edhe për pjesëmarrjen e tij në spektaklin e madh televiziv të “Big Brother VIP Albania”.

Artisti e njoftoi këtë ndryshim në rrugëtimin e tij artistik me fjalët: “Jam borxhli t’ju tregoj edhe po e shfrytëzoj rastin t’ju them se jam pjesë e Big Brother VIP Albania 3”.

E menjëherë pas kësaj, reperi nisi të interpretonte hitin “Betohemi”, i cili e bëri të famshëm në të gjitha trevat shqiptare.

 

Kjo hapësirë e re do të jetë një kthesë interesante në karrierën e tij si artist, duke i ofruar mundësinë të tregojë anët më të ndryshme të personalitetit të tij, larg skenës muzikore dhe në një mjedis të ndryshëm ku raportet njerëzore dhe përballja me sfidat e përditshme janë në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, vet faqja zyrtare e spektaklit BBVA, njoftoi para pak ditësh se edicioni i tretë do të fillojë më 13 janar dhe se prezantures do të jetë kësaj here, Ledion Liço.

Të ngjashme