Pas përfundimit të ndeshjes së play offit në Palermo, ku Maqedonia mundi kombëtaren e Portugalisë me golin e Trajkovskit në kohën shtesë, Enis Bardhi potencoi se kjo është ndeshja më emocionuese që ka pasur në karrierën e tij.
“Është një emocion që nuk mundem ta përshkruaj. Jemi shumë të kënaqur. Është edhe një ndeshje, edhe një finale ku do të përballemi me Portugalinë, por ende jemi me atë euforinë e fitores….Çdo ndeshje e këtij tipi të ndeshjes, ka emocionet e veta. Kjo me Italinë mundem me thënë se ka qenë ndeshja ma me më emocion që e kam përjetuar prej sa jem pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë”, ka thënë Enis Bardhi. /Demokracia.com