Viti ka qenë shumë i suksesshëm për artistin e njohur, Bardhi.
E suksesin s’ka se si ta plotësonte ndryshe këtë fundvit sesa me një bashkëpunim me një prej emrave më klasikë të estradës, Xhensila Myrtezaj.
“Mashtruse”, quhet kënga e prodhuar nga SBS Entertainment, e sjellë për publikun bashkë me videoklip.
Kënga është shumë ritmike, teksa zëri i Xhensilës është në harmoni të plotë me atë të Bardhit.