Lajme
Bardh Rugova: U krijua bindja që për të qenë shkrimtar duhet të shkruash si Kadare
Demokracia
20:45 | 02 Korrik 2024

Share:

Bardh Rugova, profesor universitar në UP, ka shkruar në lidhje me ndikimin e Ismail Kadaresë, shkrimtar i madh shqiptar që ndërroi jetë dje në mëngjes.

Duke folur për Kadarenë në T7, Rugova ka vlerësuar se ndikimi i Kadaresë ka qenë i madh. Aq sa, sipas Rugovës, ishte krijuar bindja që për të qenë shkrimtar duhet të shkruar si ai.

“U krijua një bindje që për të qenë shkrimtar duhet të shkruash sikur Kadare. Kemi një varg imitatorësh të Kadaresë, në letërsinë shqiptare përpiqen ta imitojnë edhe si mënyrë e shkrimit edhe të menduarit. E kanë përshtypjen se shumë prej tyre shkruajnë si do ta kishte shkruar Kadare”, tha Rugova.

Të ngjashme