Paris Saint-Germain është kualifikuar me plotë meritë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në fazën 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain ishte nikoqir i Barcelonës, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” u mbyll baras 1:1.
Me rezultat të përgjithshëm, 5:2, Paris Saint-Germain ka kaluar tutje në çerekfinale.
Ndryshe, golat sonte i shënuan Kylian Mbappe në minutën e 31-të, dhe Leo Messi në minutën e 37-të. /Demokracia.com