Miralem Pjaniq është larguar zyrtarisht nga Barcelona duke shkëputur kontratën para kohës, për t’iu bashkuar klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.
Futbollisti boshnjak kishte kontratë deri në fund të edicionit 2023/23 me katalunasit, por ajo u mbyll para kohës, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka bërë të ditur Barcelona nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.
“FC Barcelona dhe Miralem Pjaniq kanë arritur marrëveshje për lirimin e lojtarit nga kontrata që e detyron lojtarin me klubin deri në fund të sezonit 2023/24”, thuhet në komunikatën e klubit blaugrana.
LATEST NEWS | Agreement to release Miralem Pjanić from his contract with FC Barcelona
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 7, 2022
Me t’u larguar nga Barcelona, klubi arab e ka zyrtarizuar transferimin e përhershëm të Pjaniqit duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion të zgjatjes./Demokracia.com/
النجم ” بيانيتش ” ينضم لقلعة المـ?ـلك
? | نرحب بانضمام الدولي البوسني ” Miralem Pjanić ” ( 32 عام ) إلى صفوف فريقنا قادماً من نادي برشلونة الإسباني في صفقة انتقال حر بعقد يمتد لموسمين مع أفضلية التمديد #نادي_الشارقة pic.twitter.com/k4oK1tZ2aL
— Sharjah نادي الشارقة (@SharjahFC) September 7, 2022