Sport
Barcelona vendos për një trajner të ri të përkohshëm, zbulohet emri
Demokracia
10:44 | 28 Tetor 2021

Share:

Barcelona duket se ka vendosur për trajnerin e tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Koeman u shkarkua të mërkurën mbrëma pas humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano dhe ecurisë aspak të mirë të rezultateve këtë edicion.

Fokusi i klubit “katalunas” është për të kthyer Xavi Hernandezin në krye të stolit.

“Blaugranët” do të duhet të arrijnë një marrëveshje me klubin arab, Al-Sadd, skuadër kjo ku Xavi është ende trajner.

Mirëpo, deri në zgjidhjen e kësaj situatë, Sport raporton se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka vendosur për një emërim të përkohshëm.

Thuhet se Albert Capellas, një ish-asistent i Jordi Cruyff në Kinë do të marrë për momentin deryrën.

Capellas është gjithashtu një ish-trajner i ekipit të Barcelonës B dhe asistent i Borussia Dortmundit. /Demokracia.com

Të ngjashme