Sport
Barcelona vazhdon me fitore, tash është vetëm katër pikë larg vendit të parë
Demokracia
22:54 | 15 Mars 2021

Share:

Barcelona ka marrë një fitore me shumë vlerëson sonte ndaj Huescas me rezultat 4:1, e zhvilluar në kuadër të javës së 27-të në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Lionel Messi shwnoi dy gola e Antoni Griezmann dhe Minguez  nga një realizuan për Barcelonën derisa për mysafirët realizoi Mir nga penalltia.

Me këto tri pikë, Barcelona është vetëm katër pikë larg vendit të parë që e mban Atletico Madrid.

Barcelona e Ronald Koeman pati një krizë në fillim të pranverës, por ja që tash është këndellur dhe shumë seriozisht është futur në luftë për titull së bashku me Atletico Madridin dhe Real Madridin. /Demokracia.com

Të ngjashme