Sport
Barcelona triumfon në derbi, ndizet luftën për titull
Demokracia
18:10 | 27 Shkurt 2021

Share:

Barcelona ka marrë një fitore shumë të madhe në derbi ndaj Sevillas në kuadër të javës së 25-të në La Liga, shkruan Demokracia.com.

Katalunasit ngadhënjyen me rezultat 2:0 për të ndezur maksimalisht luftën për titull pasi tash janë tri skuadra në këtë garë, Atletico Madrid, real Madrid dhe Barcelona.

Dembele e Lionel Messi kanë realizuar për ekipin e Ronald Koeman i cili tash është në pozitën e dytë në tabelë me 53 pikë, vetëm dy më pak sesa Atletico Madrid i cili ka dy ndeshje më pak.

Në vendin e tretë është Real Madridi me 52 pikë e me një ndeshje më pak se Barcelona. /Demokracia.com

Të ngjashme