Barcelona është duke menduar të forcohet në të gjitha fushat në janar, duke përfshirë edhe pozicionin e portierit.
Objektivi i parë i Xavi Hernandez është përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, portieri Stole Dimitrievski, aktualisht anëtar i Rayo Vallecano, transmeton Demokracia.com.
Ai ishte i mrekullueshëm në portën e skuadrës së “Valjekasit” këtë gjysmësezon, dhe është portieri më i vlerësuar që nga fillimi i La Ligës me mbi 80 për qind të mbrojtjeve në radhë të parë.
Në fund të tetorit, në fitoren e “bletëve” ndaj Barcelonës, ai mbrojti penalltinë ndaj Memphis Depay dhe shpëtoi me gol triumfin që Radamel Falcao i solli Raj.
Rayo aktualisht është i katërti në tabelën e La Liga-s, kryesisht falë portierit maqedonas të rrjetës. /Demokracia.com
Barça want to sign Stole Dimitrievski from Rayo Vallecano. He is currently in Barcelona.
— @10JoseAlvarez pic.twitter.com/bxtWxgUveJ
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 24, 2021