Sport
Barcelona superiore në pjesën e parë kundër Osasunës, ky është rezultati
Demokracia
21:49 | 13 Mars 2022

Share:

Barcelona është shumë afër tri pikëve të reja në La Liga, ngase është duke e mposhtur bindshëm Osasunën.

“Katalunasit” kanë shkuar në pushim të pjesëve me rezultat 3:0 ndaj mysafirëve në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Serinë e golave e nisi Ferran Torres kur u tregua i saktë nga 11 metërshi i penalltisë pas 14 minutave lojë.

I njëjti, ngriti avantazhin e Barcelonës në 2:0 në minutën e 21-të, pas asistimit nga Dembele.

Dembele asistoi edhe te goli i tretë, veçse autori ishte sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang.

Në rast se ndeshja do të mbyllet me fitoren e vendasve, Barcelona do të ngritej në pozitën e tretë tabelore./Demokracia.com/

Të ngjashme