Sport
Barcelona shumë afër “goditjes” së radhës në merkato, së shpejti marrëveshja me mbrojtësin francez
Demokracia
16:30 | 27 Korrik 2022

Share:

Barcelona është shumë afër marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit Jules Kounde.

Fabrizio Romano, gazetar italian ka raportuar se Barcelona dhe Sevilla janë afër marrëveshjes për futbollistin, shkruan Demokracia.com.

Romano ka bërë të ditur se negociatat po përparojnë mirë dhe se marrëveshja është drejt fundit.

“Barcelona është një hap larg nënshkrimit të Jules Koundé. Marrëveshja me Sevillan është afër përfundimit. Negociatat po përparojnë mirë, marrëveshja më në fund kalon në hapat e fundit”, njofton Romano në Twitter.


23-vjeçari është pjesë e Sevillës nga viti 2019 kur u transferua nga klubi francez, Bordeaux.

Barcelona pak kohë më parë zyrtarizoi transferimin e sulmuesit polak, Robert Lewandowskit nga Bayern Munich./Demokracia.com/

Të ngjashme