Sport
Barcelona shkarkoi Koemanin, zbulohet emri i trajnerit të ri që pritet të emërohet
Demokracia
09:18 | 28 Tetor 2021

Share:

Ronald Koeman nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik te Barcelona.

Klubi “katalunas” ka njoftuar mbrëmë pas ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos (1-0) se ka liruar nga detyra trajnerin holandez, Ronald Koeman, shkruan Demokracia.com.

“FC Barcelona njofton se Ronald Korman është liruar nga pozita e trajnerit të parë të skuadrës. Presidenti Joao Laporta e ka njoftuar atë për vendimin menjëherë pas ndeshjes me Rayo Vallecanon. Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës sot në qendrën sportive ‘Ciutat Esportiva”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Pas këtij vendimi, mediat spanjolle dhe jo vetëm kanë raportuar se emri i ri që pritet të jetë trajner i Barcelonës është, Xavi Hernandez.

Ish-mesfushori dhe legjenda e klubit për momentin ka “timonin” e skuadrës arabe, Al-Sadd. /Demokracia.com

Të ngjashme