Sport
Barcelona publikon një fotografi të Riqui Puig, të gjithë flasin për ngashmërinë e tij me Robin Van Persien
Demokracia
16:05 | 28 Korrik 2021

Share:

Barcelona ka publikuar një fotografi të mesfushorit të ri, Riqui Puig gjatë seancës stërvitore.

Kjo fotografi është bërë virale në rrjetet sociale, për faktin se Puig ka ngjashmëri të madhe me ish-sulmuesin e njohur holandez, Robin Van Persie, përcjell Demokracia.com.

Llogaria zyrtare e Barcelonës në Twitter postoi fotografinë e reprezentuesit të Spanjës U21 në faqen e tyre dhe shpejt tërhoqi krahasime me ish-sulmuesin e Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Robin van Persie.

Në fakt, disa bënin shaka se Puig po bënte përshtypjen e tij më të mirë për Van Persie, në mënyrë që menaxheri holandez Ronald Koeman t’i jepte minuta.

Ishte edhe vet ish-sulmuesi holandez që bëri shaka me postimin e Barcelonës, duke i uruar fat ‘djalit’ të tij, Puig. /Demokracia.com

Të ngjashme