Barcelona e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kievit.
“Katalunasit” të martën udhëtojnë drejt Ukrainës për t’i patur forcat me ekipin e Dynamo Kievit, në kuadër të Grupit E në ligën më prestigjioze të futbollit evropian, shkruan Demokracia.com.
Ekipi “blaugranas” i janë rikthyer Dembele, Frenkie de Jong, Fati e Araujo.
Barça në tri përballje të grupit ka tri pikë duke arkëtuar një fitore dhe dy humbje.
LISTA E PLOTË:
? The squad for #DynamoBarça pic.twitter.com/EC2HbXwzGo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 1, 2021