Sport
Barcelona po e përgatit ofertën e re dhe zyrtare për Lewandowskin
Demokracia
10:13 | 17 Qershor 2022

Share:

Barcelona është duke e përgatitur ofertën e re dhe zyrtare për Robert Lewandowskin, sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

Gazetari italian ka shkruar se raportet e shkëlqyera mes presidentit të klubit, Joan Laportas, me agjentin e sulmuesit polak, Pini Zahavi, kanë ndihmuar që të pritej dhe të ruhej marrëveshja verbale e arritur më herët lidhur me kushtet personale.

Kësisoj, Lewandowski vazhdon të jetë prioritet i Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Për 34-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e Paris Saint-Germaini, por dëshira e lojtarit është kalimi në “Camp Nou”.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor 2023.

Më herët është raportuar se klubi gjerman kërkon së paku 50 milionë euro për shitjen e Lewandowskit.

Të ngjashme