Sport
Barcelona përmbys Sevillan, siguron kualifikimin në finale
Demokracia
23:36 | 03 Mars 2021

Share:

Barcelona ka shënuar një fitore të madhe sonte në “Camp Nou” duke  mposhtur Sevillan me rezultat 3:0, për ta siguruar finalen e madhe të Kupës së Spanjës, shkruan Demokracia.com.

Barcelona e cila në fushë zbriti me disavatazh prej dy golave, pasi 2:0 ishte mbyllur ndeshja e parë në favor të Sevilla, arriti ta përmbysë atë në një sfidë shumë dramatike.

90 minutat e rregullt të ndeshjes nuk sollën triumfues, pasi përfunduan me rezultat 2:0 në favor të Barcelonës, Dembele e Pique shënuan për ta quar ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në vazhdime hero doli të jetë sulmuesi Braithwaite që shënoi në minutën e 105-të, për t’ia siguruar kualifikimin.

Gjithsesi, duhet pranuar që Sevilla në këtë ndeshje nuk kishte aspak fat, ajo fillimisht e humbi një penallti në minutën e  73-të kur dështoi të shënojë Ocampos, ndërsa në minutën e 90-të mbeti me një lojtar më pak në fushë dhe kjo i kushtoi në vazhdime. /Demokracia.com

Të ngjashme