Sport
Barcelona pa gjasa për Haalandin, klubi gjerman nuk e ka në plan shitjen e yllit norvegjez
Demokracia
16:16 | 05 Prill 2021

Share:

Borussia Dortmundi ka reaguar pas takimeve që ka zhvilluar agjenti i Haalandit, Mino Raiola me drejtuesit e Barcelonës.

‘Milionerët’ kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend të sheshin yllin e tyre te ndonjë skuadër tjetër, përcjell Demokracia.com.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Hans-Joachim Watzke ka thënë se nuk e kanë në plan të shesin Haalandin, derisa ka shtuar se ata duan që lojtari në fjalë të jetë i lumtur në ‘Signal Iduna Park’.

“Ne nuk kemi një plan paralel. Ne do ta diskutojmë këtë me Erling, babanë e tij dhe agjentin e tij Mino Raiola. Ne gjithashtu duam që ai të jetë i lumtur të qëndrojë me ne, të shënojë gola për BVB vitin e ardhshëm me bindje. Nuk ka asnjë plan alternativ”, ka deklaruar ai.

20-vjeçari këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje me Dortmundin dhe ka shënuar plotë 21 gola dhe ka ndihmuar bashkëlojtarët e tij me 5 asistime.

Kontrata e Haalandit me ish-kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2024. /Demokracia.com

 

Të ngjashme