Sport
Barcelona nuk sheh dritë, as ndërrimi i trajnerit nuk i ndihmon
Demokracia
23:02 | 30 Tetor 2021

Share:

Barcelonës nuk i ka kryer punë ndërrimi i trajnerit, ku larguan Ronald Koeman për ta vendosur Sergin.

Tri humbje dhe katër barazime pas vetëm 11 xhirove, po bëjnë që Barça të vuaj shumë pa Lionel Messin.

Pas humbjes nga Rayo Vallecano, Barcelona është ndalur edhe në shtëpi, edhe me trajnerin e ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Katalunasit kanë marrë vetëm një pikë, pasi kanë barazuar 1:1 me Deportivo Alavesin.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Në minutën e 49’, Memphis Depay ka realizuar një gol shumë të bukur për rezultatin 1-0.

Por, mysafirët reaguan menjëherë. Ishte Rioja ai që shënoi dhe barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 52-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Ky ishte barazimi i katërt për Barcelonën pas 11 xhirove, derisa ka edhe tri humbje – dhe vetëm katër fitore, statistika që qartë tregojnë se sa shumë po i mungon Barçës Messi.

Barcelona ka mbetur në pozitën e nëntë me 16 pikë, tetë më pak se lideri, Real Madridi. /Demokracia.com

Të ngjashme