Sport
Barcelona në bisedime për transferimin e Greenwood? Deco takohet me drejtorin sportiv të Man Utd
Demokracia
23:57 | 11 Mars 2024

Share:

Drejtori i Barcelonës, Deco, raportohet se është takuar me drejtorin sportiv të Manchester United, John Murtough dhe drejtorin e negociatave Matt Hargreaves.

Treshja u panë në qytetin e Barcelonës së bashku me dy agjentët, Frank Trimboli dhe Federico Massai.

Diario Sport raporton se temë diskutimi mund të ketë qenë potencialisht transferimi i Mason Greenwood tek gjiganti katalanas.

Manchester United janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për Greenwood ani pse një vendim final për të ardhmen e tij nuk është marrë ende.

Sir Jim Ratcliffe kishte thënë se një vendim i ri do të merret sa i përket Greenwood i cili nuk ka luajtur për United që prej akuzave për dhunim ndaj të dashurës së tij në janar të 2022.

Greenëood ka shkëlqyer këtë sezon për Getafen që prej kalimit të tij në La Liga në formë huazimi nga ‘Djajtë e Kuq’.

Ai ka qenë një ndër lojtarët kryesor të ekipit madrilen së bashku me Borja Mayoral, teksa deri në këtë fazë të sezonit ai numëron tetë gola dhe pesë asistime nga krahu i djathtë.

Të ngjashme