Barcelona ka marrë ‘hakmarrjen’ ndaj Athletic Bilbaos pas eliminimit që i bëri në Kupën e Mbretit, duke e mposhtur në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.
Katalunasit që janë duke kaluar në një formë të mrekullueshme, shënuan fitore me rezultat të thellë 4:0.
Pas një topi të kthyer nga goditja me kokë e Gerard Pique, përfitoi Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi në mënyrë fenomenale për të ndryshuar rezultatin (37′).
Barcelona vazhdoi të dominojë edhe në pjesën e dytë. Ishte i inkuadruari Ousmane Dembele që shënoi një supergol pas një asistimi të De Jong (73′).
Dyshja bashkëpunuan sërish për të kontribuar te goli i tretë, veçse ndryshuan vendet. Holandezi shënoi, derisa francezi asistoi.
Fitoren e Barçës e vulosi i kthyer nga lëndim Memphis Depay në momentet e fundit (90+5).
Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e katër me 45 pikë, derisa Bilbao zë vendin e tetë me 37 sosh.