Sport
Barcelona merr një lajm shumë të mirë për Pique
Demokracia
17:35 | 27 Janar 2021

Share:

Pique thuhet se është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij në gju dhe mund të kthehet në aksion me skuadrën më herët.

Mundo Deportivo ka raportuar gjatë ditës së sotme se rikthimi i kapitenit të dytë të Barcelonës është afër.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ishte lënduar në ndeshjen ndaj Atletico Madrid në nëntori të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Ai pësoi një shtrembërim të shkallës së 3-të në ligamentin anësor dhe një dëmtim të pjesshëm të ligamentit të përparmë në gjurin e tij të djathtë.

Dr. Ramon Cugat kishte rekomanduar që ai të operohej në gju, por klubi katalanas mbështeti vendimin e lojtarit për tu rikuperuar me një trajtim tjetër, për shkak të moshës së tij dhe mosgatishmërisë për të rrezikuar pjesën tjetër të karrierës së tij.

Fundi i marsit pritet të jetë edhe koha kur Pique mund të jetë përsëri në dispozicion për përzgjedhje, por kjo datë mund edhe të vonohet.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024