Skuadra e Barcelonës raportohet se ka arritur marrëveshje tashmë me platformën gjigante të muzikës, ‘Spotify’.
“RAC1” raporton se marrëveshja është për tri sezonet e ardhshme dhe përfshinë sponsorizimin në fanella, të meshkujve dhe femrave, si dhe të drejtat për emërimin e stadiumit.
‘Camp Nou’ mund të quhet ‘Camp Nou Spotify’ nga sezoni tjetër, nëse gjithçka shkon sipas planit. Nuk dihet akoma emri i saktë që do t’i vihet stadiumit.
Negociatat që kanë filluar tash e disa muaj mund të finalizohen nesër (e martë). Barcelona pritet të fitojë 280 milionë euro gjatë tri sezoneve të ardhshme, pas marrëveshjes me ‘Spotify’. Mbetet të shihet nëse nesër do të zyrtarizohet marrëveshja mes Barcelonës dhe platformës ‘Spotify’. /Demokracia.com