Sport
Barcelona mbetet Barcelonë dhe nuk dorëzohet lehtë – Eric Garcia dhe Dani Olmo barazojnë sfidën
Demokracia
22:49 | 06 Maj 2025

Share:

Interi dominon në pjesën e parë, por Barcelona rikthehet fuqishëm me golat e Eric Garcias dhe Dani Olmo për të barazuar në 2-2, duke e kthyer në zjarr pjesën e dytë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka qenë emocionuese, me italianët që shkuan në pushim me epërsi 2-0.

Goli i parë i Interit erdhi në minutën e 21-të, kur Denzel Dumfries mori një pasim në zonë dhe e pasoi te Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0.

Interi iu afrua golit të dytë me Mkhitaryan dhe Calhanoglu, por të dy dështuan ta gjejnë rrjetën.

Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti pasi Pau Cubarsi ndaloi Martinez-in. Pas rishikimit të VAR, gjyqtari dha penallti dhe Hakan Calhanoglu ishte i saktë për të bërë 2-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona u rikthye me një gol të Eric Garcia-s, që shënoi me një goditje të saktë brenda zonës pas një harkimi të saktë nga Gerard Martin për 2-1.

 

Më pas, në minutën e 60-të, Dani Olmo shënoi për 2-2, pas një asistimi tjetër të Gerard Martin, duke e kthyer ndeshjen në një sfidë të hapur për finalen.

 

Ndeshja u kthye në zjarr pasi tani Barcelona po lufton ta fitojë ndeshjen, Interi shihet i frikësuar.

Të ngjashme