Sport
Barcelona – Man United, kryendeshja e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës
Demokracia
13:20 | 07 Nëntor 2022

Share:

Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Përballja kryesore do të zhvillohet mes Barcelonës dhe Manchester United. Dy gjigantët e futbollit evropian takohen për herë të parë në këtë garë e në këtë fazë, shkruan Demokracia.com.

Për dallim nga herat e kaluara, këtë edicion në Ligën e Evropës marrin pjesë disa top skuadra evropiane.

Në takimet tjera, Juventusi përballet me Nantes, Roma luan me Salzburgun e Sevilla me PSV-në.

Çiftet e plota të 1/8-tës së finales në Ligën e Evropës:

Barcelona – Manchester United

Juventus – Nantes

Sporting Lisbona – Midtjylland

Shakhtar Donetsk – Stade Rennes

Ajax – Union Berlin

Bayer Leverkusen – Monaco

Sevilla – PSV

Salzburg – Roma./Demokracia.com/

Të ngjashme