Sport
Barcelona ka tre emra konkret për afatin kalimtar të verës
Demokracia
11:28 | 08 Shkurt 2023

Share:

Skuadra e Barcelonës ka një plan konkret për merkaton e verës. 3 janë emrat kryesorë ku do të fokusohet merkato e ekipit katalanas.

Ata janë mesfushori belg Janik Carrasko që luan me Atletiko Madrid, mesfushori maroken Sofian Amrabat që luan me Fiorentina si dhe sulmuesi brazilian Vitor Rocce.

Sipas “Mundo Deportivo”, të tri këta lojtarë kanë shfaqur dëshirën e tyre për të veshur fanellën e skuadrës “blaugrana” në të ardhmen.

Karasko, 29 vjeç, ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me Atletikon dhe kushton rreth 30 milionë euro. Po kjo shumë është edhe për talentin e ri brazilian Vitor Roke. 18-vjeçari brazilian luan me kombëtaren U-20 të vendit të tij dhe konsiderohet si e ardhmja e sulmit botëror.

Barcelona kërkon ta mbyllë sa më shpejt transferimin e tij dhe më pas ta dërgojë te skuadra B për të fituar përvojë. Po 30 milionë vlen edhe Amrabat, që gjithashtu ka një kontratë deri në vitin 2024 me Fiorentina.

Të ngjashme