Barcelona po e shqyrton mundësinë e “Planit B” në rast se dështon transferimi i Erlind Haalandit, derisa është në kërkim të sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Kjo është sipas Diario Sport, të cilët pretendojnë se Blaugrana janë të vendosur të rekrutojnë një qendërsulmues vdekjeprurës këtë verë.
Lacazette do të jetë një agjent i lirë në fund të këtij sezoni, përcjell Demokracia.com.
Kjo, natyrisht, me kusht që ai të mos rinovojë marrëveshjen e tij aktuale me Arsenalin. “Topçinjtë” me sa duket po përgatisin një ofertë kontrate për francezin, por deri më tani negociatat nuk kanë dhënë fryt.
Kjo është arsyeja pse Barcelona po lidhet, si dhe skuadra franceze Lyon.
Lacazette ka kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime në 29 ndeshjet që ai ka luajtur nën drejtimin e Mikel Artetës në Londrën Veriore këtë sezon.
Ai iu bashkua Arsenalit nga Lyon për 53 milionë euro në vitin 2017.
Zgjedhja e parë e numrit nëntë e Barcelonës këtë verë është Erling Haaland, por blerja e tij është vërtet e vështirë./Demokracia.com/