Sport
Barcelona ka një tjetër opsion për krahun e djathtë nëse dështon transferimi i Cancelos
Demokracia
11:13 | 09 Gusht 2023

Share:

Barcelona është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të djathtë dhe Joao Cancelo është opsioni numër një për ta.

Por përkundër se katalunasit kanë marrëveshje personale me portugezin, ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Manchester Cityn.

Në rast se brenda javës nuk arrihet marrëveshja, atëherë katalunasit do të shikojnë tjetër opsion për atë pozitë.
Mundo Deportivo ka raportuar se katalunasit e kanë në listën e dëshirave edhe mbrojtësin holandez Jeremie Frimpong.

Në 48 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar me fanellën e Bayer Leverkusen, holandezi ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë, që janë numra fantastik për një mbrojtës anësorë.

Katalunasit do të nisin një ofensivë për transferimin e anësorit holandez nëse nuk kompletohet transferimi i Cancelos brenda kësaj jave.

Leverkusen është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës nëse vije ndonjë ofertë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Të ngjashme