Barcelona dhe Inter kanë publikuar 11-shet startuese për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve.
Kryendeshja e mbrëmjes që i takon Grupit C do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00, shkruan Demokracia.com.
“Katalunasit” kanë vetëm tri pikë në pozitën e tretë, duke rrezikuar kalimin tutje, andaj opsion i vetëm për ta ndaj Interit është fitorja.
“Nerazzurët” kanë gjashtë pikë në pozitën e dytë teksa me një tre pikësh eventual sonte do të bënin hap të madh drejt fazës “nokaut”.
Formacionet zyrtare:
BARCELONA: Ter Stegen, Pique, Busquets, Dembele, Pedri, Lewandowski, Alonso, Roberto, Raphinha, Garcia, Gavi
INTER: Onana, Dumfries, De Vrij, Dzeko, Martinez, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco, Skriniar, Bastoni./Demokracia.com/