Sport
Barcelona i thotë “JO” ofertës 250 milionë euro të PSG-së për Yamalin
Demokracia
16:13 | 29 Qershor 2024

Share:

Zëvendësimi i Kylian Mbappe është një mision pothuajse i pamundur, por te PSG i kanë idetë e qarta. Dhe kampionët e Francës kanë piketuar Lamine Yamal si pasuesin perfekt të “yllit” francez.

Spanjolli 16-vjeçar, i ka bërë të gjithë për vete me performancat e tij fantastike si te Barcelona ashtu edhe te kombëtarja e Spanjës.

250 mln euro është oferta që vjen nga Franca për kartonin e adoleshentit të talentuar katalanas, propozim që është refuzuar menjëherë nga presidenti Joan Laporta.

Pasi Yamal është i paprekshëm dhe cilësohet si e ardhmja e ndritur e klubit historik spanjoll.

Presidenti Laporta lajmëroi kohë më parë se kishte refuzuar 200 mln euro për shërbimet e Yamal gjatë muajit mars.

Ofertë që erdhi nga drejtuesit e PSG-së, të cilët kanë shtuar edhe 50 mln euro të tjera, por sërish “jo” e prerë nga kampin katalanas.

Klauzola e shitjes së talentit është 1 miliard euro. Ndërkohë, transferimi rekord vijon të jetë Neymar. I cili në 2017 kaloi nga Barcelona te PSG për 222 mln euro.

Të ngjashme