Barcelona ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 19-të kampionale në La Liga ndaj Mallorcës.
“Katalunasit” triumfuan minimalisht 0-1 në udhëtim te Mallorca e promovuar këtë edicion në elitë, shkruan Demokracia.com.
“Heroi” që realizoi golin e vetëm që doli të ishte i fitores ishte Luuk de Jong.
Holandezi golin e vetëm e shënoi në minutën e 44-të të përballjes.
Barcelona me këtë fitore ngritet në vendin e pestë dhe i afrohet zonës “Champions” në vetëm një pikë.
Ndërkohë, Mallorca ka 20 pikë në pozitën e 15-të. /Demokracia.com/