Sport
Barcelona i falet golit të De Jongut në finish, merr tre pikë te Alavesi
Demokracia
22:49 | 23 Janar 2022

Share:

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në takimin e javës së 22-të në La Liga kundër Deportivo Alavesit.

“Katalunasit” triumfuan minimalisht 0-1 në “Estadio Mendizorrotza”, shkruan Demokracia.com.

Golin që doli të ishte i fitores e realizoi holandezi i mesfushës, Frenkie de Jong në minutën e 87-të, falë asistimit nga Jordi Alba.

Barcelona nga minuta e parë e deri në të fundit ishte dominuese në të gjitha aspektet, por që arritën vetëm një herë ta “tundin” rrjetën kundërshtare.

Barcelona ka 35 pikë në vendin e pestë, ndërsa Alaves është e parafundit me 17 të tilla. /Demokracia.com/

Të ngjashme