Sport
Barcelona humb durimin, do ta shkëputë kontratën me Dembelen
Demokracia
10:45 | 01 Shkurt 2022

Share:

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka qenë një prej problemeve më të mëdha të Barcelonës në muajt e fundit.

Ylli francez është në fundin e kontratës së tij dhe ka hapur shumë probleme për skuadrën katalane, duke vendosur kritere shumë të larta, si kusht për të firmosur kontratën e re. Sulmuesi madje lidhej me disa skuadra nga Premierligës, në ditën e fundit të merkatos, por refuzoi secilin opsion.

Tani, drejtuesit e Barcelonës po konsiderojnë opsionin për t’i shkëputur kontratën. Kjo do të ishte një alternativë për të shmangur pagën e majme të lojtarit.

Barcelona do ta humb lojtarin si të lirë në fund të sezonit, nëse ai nuk rinovon kontratën. Një ide është që të paktën mos të paguhet paga e tij, por kjo ndodh vetëm nëse Dembele aktivizohet në ndonjë skuadër tjetër, ndryshe të gjitha pagat e mbetura duhet paguar. /Demokracia.com

Të ngjashme