Ka përfunduar pjesa e parë në duelin ndërmjet Deportivo Alavesit dhe Barcelonës.
Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0 në “Estadio Mendizorrotza”, shkruan Demokracia.com.
“Katalunasit” kanë qenë bindshëm më kërkues në këtë fraksion duke pasur posedimin e topit 23%-77%.
Ata kanë goditur dy herë në drejtim të portës kundërshtarë, krahas vendasve që nuk arritën të rrezikojnë asnjëherë seriozisht Ter Stegenin.
Fitorja në këtë sfidë është e domosdoshme për të besuarit e Xavi Hernandezit.
Ndryshe, ballafaqimi është në kuadër të xhiros së 22-të në La Ligën spanjolle. /Demokracia.com/