Barcelona ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Betisi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në La Liga.
Takimi i zhvilluar në “Benito Villamarin” përfundoi 2:1 në të mirë të mysafirëve.
Barça realizoi e para me Ansu Fatin në minutën e 76-të, por nuk arriti të mbante epërsinë më shumë se tre minuta. Ish-lojtari katalanas Marc Bartra (79’) realizoi për 1:1.
Por skuadra e udhëhequr nga Xavi nuk u dorëzua, dhe ia arriti të realizonte golin e fitores në minutën e fundit përmes Jordi Albas.