Sport
Barcelona favorite për fitoren e radhës, luan te Levante – formacionet bazë
Demokracia
19:55 | 10 Prill 2022

Share:

Barcelonën e Xavi Hernandez e pret një takim i lehtë në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

“Katalunasit” me fillim nga ora 21:00 do të sfidohen nga Levante, skuadra e parafundit në renditjen tabelore, shkruan Demokracia.com.

Barcelona është e treta në tabelë me 57 pikë,  ndërsa Levante ka 22 pikë në vendin e parafundit.

Kur kanë mbetur rreth një orë në fillim të ballafaqimit, trajnerët kanë vendosur për 11-shet startuese.

Formacionet zyrtare:

Levante: Cardenas, Son, Rober Pier, Radoja, Pepelu, Roger, Morales, Vezo, Postigo, Miramon, Campana.

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Sergio, Dembele, Dani Alves, Nico, Jordi Alba, Ferran Torres, F.de Jong, Eric, Aubameyang. /Demokracia.com/

Të ngjashme