Sport
Barcelona e “shkel” Inter Miamin në miqësore, Raphina thotë se janë më të mirë se Real Madridi
Demokracia
15:47 | 20 Korrik 2022

Share:

Lojtarët e Barcelonës hapën me sukses turneun e tyre amerikan dhe në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale mposhtën me rezultat 0-6 Inter Miami, klubin në pronësi të ish-futbollistit të famshëm anglez David Beckham.

24 nga lojtarët e Xavit patën një shans në dy pjesët, dhe veçanërisht emocionues ishte përforcimi i ri, debutuesi me fanellën e Barçës, Raphinha, i cili regjistroi dy asistime dhe një gol në pjesën e pare.

Me pak fjalë, të gjithë sulmuesit në dispozicion të gjigantëve katalanas janë regjistruar si golashënues. Aubameyang (19′), Raphinha (25′), Fati (41′), Gavi (55′), Depay (69′) dhe Dembele (70′) shënuan golat.

“Jam i lumtur që shënova golin e parë me këtë fanellë. Shpresoj të vazhdoj kështu”, tha Raphinha pas ndeshjes dhe ndeshjen e El Clasicos (të dielën) tha:

“Gjithmonë dëshironi të shënoni gola kundër rivalëve tuaj dhe këtë e dëshironi edhe më shumë nëse është El Clasico. Por fitorja është gjëja më e rëndësishme. Nëse më pyesni mua, ne jemi më të mirë se Real Madridi”, përfundoi ai.

Të ngjashme