Sport
Barcelona e mund Sevillën në “Camp Nou”, ngritet në vendin e dytë
Demokracia
22:56 | 03 Prill 2022

Share:

Barcelona ka shënuar fitore të madhe në kryendeshjen e xhiros së 30-të në La Liga kundër Sevillës.

“Katalunasit” mposhtën 1-0 andaluzianët në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

I riu spanjoll, Pedri realizoi golin e trepikëve për Barcelonën në minutën e 72-të të takimit.

Pedri shënoi super-gol, me Dembelen që luajti rolin e asistuesit.

Barcelona me këtë triumf ngritet në vendin e dytë me 57 pikë, aq sa ka edhe Sevilla në të tretin.

Por, Real Madridi është në vendin e parë me 69 pikë dhe po marshon drejt titullit. /Demokracia.com/

Të ngjashme