Pasi zyrtarizoi Vitor Roquen, Barcelona po punon për blerjen e dytë të janarit. Xavi pëlqen tej mase Aleix Garcian e Gironës dhe po bën gjithçka për transferimin e tij.
Aleix García , 26 vjeç, ka kontratë me skuadrën katalonase deri në vitin 2026 ndërsa çmimi i tij vlerësohet 20 milionë euro.
Girona po insiston në qëndrimin e lojtarit pas formës mahnitëse që po kalon skuadra këtë edicion. Michel nuk ka miratuar largimin e lojtarit, pavarësisht insistimit të madh që po bën Xavi.
Megjithatë Barcelona mund të rris çmimin dhe të detyroi Gironen në largimin e lojtarit.
“Dua të luaj për një klub të madh si Barça” kishte thënë lojtarit 20 ditë më parë, deklaratë e cila e ka futur Xavin në aksion.
Garcia ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime këtë sezon me Gironen.