Sport
Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës, e mund Real Madridin sikur në “miqësore”
Demokracia
21:53 | 15 Janar 2023

Share:

Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës këtë edicion duke shënuar fitore në finale kundër rivalit të përbetuar Real Madridit.

“Katalunasit” triumfuan 1:3 ndaj “mbretërve” në Riad të Arabisë Saudite, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha në finale zgjati deri në minutën e 33-të kur Gavi realizoi me ndihmën e Leëandoëskit që e asistoi.

Dyshja e njëjtë doli në skenë edhe në minutën e 45-të, kur i riu spanjoll asistoi për polakun që përballë me portierin Courtois shënoi pa problem.

Goditjen e fundit Los Blancos ia dha Pedri që realizoi golin e tretë në minutën e 69-të.

Krejt çfarë bën “mbretërit” ishte goli i Benzemas në minutën e dytë shtesë.

Barcelona deri në finale erdhi pas fitores kundër Betisit në gjysmëfinale pas penalltive, njëjtë sikur Real Madridi që triumfoi kundër Valencias./Demokracia.com/

Të ngjashme