Sport
Barcelona e dëshiron Marcus Thuram
Demokracia
11:47 | 06 Mars 2023

Share:

Marcus Thuram, djali i futbollistit legjendar, Lilian Thuram, po bën bujë në Evropë, të gjithë e duan atë.

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach është kthyer në një nga objektivat e skuadrës së Barcelonës për të përforcuar mesfushën ofanzive pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer në Botërorin Katar 2022 dhe një sezon të mirë me ekipin gjerman.

Kontrata e futbollistit 25-vjeçar përfundon më 30 qershor dhe klubi i tij aktual i Bundesligës tashmë është pajtuar me largimin e lojtarit pas përfundimit të kontratës.

Nënshkrimi i tij nuk do të dëmtonte Barçën që mund të largojë Ansu Fatin apo Ferrán Torresin.

Shkathtësia e lojtarit në sulm është shumë e fuqishme, ai mund të luajë në të dyja anët e lojës dhe është gjithashtu 1’92 m i gjatë.

Ardhja e tij falas dhe mosha e tij e re do t’i lejojnë bordit të Barçës që ta amortizojë mirë nënshkrimin e tij, përveç se do ta sjellë atë me kosto zero.

Të ngjashme