Barcelona do të përballet sonte me skuadrën e Alavesit në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
“Katalunasit” duan ta harrojnë barazimin e javës së kaluar, ndërsa të njëjtën kohë synojnë fitoren për t’ia vazhduar ecurinë e dobët vendasve, shkruan Demokracia.com.
Barça renditet e shtata në tabelë me 32 pikë, derisa Alavesi ka 17 pikë në pozitën e parafundit tabelore.
Ndeshja në “Estadio Mendizorrotza” nis nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Alaves: Pacheco, Martin, Laguardia, Lejeune, Lopez, Pina, Escalante, Jason, Pons, Joselu, Rioja.
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Araujo, Sergio, Pedri, Luuk de Jong, Jordi Alba, Ferran Torres, F.de Jong, Ez Abde. /Demokracia.com/