Jemi kthyer në kohët e dueleve të mëdha në merkato mes dy klubeve kryesore të kampionatit spanjoll, Real Madrid nga njëra anë dhe Barcelona nga ana tjetër?
Vitet e fundit të dy skuadrat kanë luftuar kryesisht për emra të rendit të dytë ose më së shumti në profile shumë të reja (për shembull Vitor Roque ose Arda Guler), por jo për yjet më të mëdhenj të skenës së futbollit.
Sipas asaj që thonë në Spanjë, skenari mund të ndryshojë. Në qendër të dëshirave të dy klubeve është sulmuesi Gabriel Jesus (26 vjeç).
Braziliani i lindur në vitin 1997, dikur i Manchester Cityt, ka bërë 11 paraqitje, 4 gola dhe 1 asist në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe emri i tij është në krye të listës si për Los Blancos ashtu edhe për Blaugranat.
Kështu raporton gazeta spanjolle AS.