Mbrëmë pamë skena dramatike në ndeshjen mes Barcelonës dhe Celtës kur mbrojtësi katalanas Ronald Araujo u rrëzua në fushë, pasi kishte një tronditje.
Gjatë një kërcimi, Ronald Araujo mori një goditje në kokë nga shoku i tij i skuadrës Gavi. Ai sikur nuk ndodhi asgjë vazhdoi të vraponte, dje kur arriti pothuajse në zonën e penalltisë humbi ndjenjat dhe mbeti i shtrirë në bar, transmeton Demokracia.com.
Mjekët hynë shpejt në fushë dhe u kuptua se situata nuk ishte e këndshme kur ndërprerja zgjati për disa minuta.
Shokët e skuadrës iu afruan menjëherë dhe i nxorën gjuhën nga goja. Araujo u fut më pas në një ambulancë dhe u dërgua në spital.
Barcelona më pas konfirmoi se Ronald Araujo u rrëzua në fushë nga një tronditje.
Gjithçka ishte pothuaj e ngjashme nga sezoni i kaluar kur Sergio Aguero ra për shkak të problemeve me zemrën dhe më vonë i dha fund karrierës. /Demokracia.com
Hope Araujo is doing better right now. But in this video you can see that after the head clash with Gavi, he tries to get back to position to defend. Says a lot about him. We love him so much 🥹🤩🤩. Hope he recovers quickly. pic.twitter.com/QIdiHL7PAV
— LM10 (@PTapinaldo) May 11, 2022