Sport
Barcelona – Celta Vigo, publikohen formacionet startuese
Demokracia
20:41 | 10 Maj 2022

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Celta Vigos.

Barcelona do të mirëpres në “Camp Nou” skuadrën e Celta Vigos në një ndeshje që më shumë vlen për “statistika” sesa për të arritur objektivat në fund të edicionit.

Barcelona ka 69 pikë në pozitën e parë, ndërsa edhe matematikisht ka siguruar plasmanin në Champions edicionin tjetër.

Celta Vigo pozicionohet në vendin e 11-të me 43 pikë, larg nga zona që e largon nga elita, por të njëjtën kohë nuk pretendon për pozita që dërgojnë në garat evropiane.

Takimi në “Camp Nou” nis ora 21:30.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Dembele, Alves, Depay, Alba, Ferran, F.de Jong, Eric, Aubameyang, Gavi

Celta Vigo: Dituro, Kevin, Aidoo, Araujo, Galan, Beltran, Mendez, Suarez, Cervi, Galhardo, Aspas./Demokracia.com/

Të ngjashme