Sport
Barcelona – Athletic Bilbao finalja e Superkupës: Formacionet zyrtare
Demokracia
20:15 | 17 Janar 2021

Share:

Barcelona e Lionel Messit do të përballet sonte me  Athletic Bilbao në finale e Superkupës së Spanjës, shkruan Demokracia.com.

Barcelona që mposhti Sociedadin në gjysmëfinale dhe Athletic Bilbao që eliminoi Real Madridin, do të ndeshen ndërmjet vete në finale që nis nga ora 21:00.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, dhe nga ajo që vërehet të Barcelona do të ketë bukur shumë mungesa si: Coutinho, Ansu Fati, Gerard Pique dhe Sergio Roberto, që janë të lënduar.

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Araujo, Sergio, Griezmann, Messi, Dembele, Lenglet, Pedri, Alba, De Jong.

Bilbao: Simon, Capa, Yeray, Martinez, Balenziaga, De Marcos, Garcia, Vencedor, Muniani, Raul Garcia, Williams. /Demokracia.com

Të ngjashme