Pasi ka hequr dorë nga Alvaro Morata, Barcelona vazhdon kërkimet për t’i dhuruar Xavi-t një numër të ri 9 për sulmin.
Dhe duket se ka arritur marrëveshjen ekonomike me Pierre-Emerick Aubameyang deri qershorin e ardhshëm. Arsenal-i është i gatshëm që ta lërë të lirë të largohet me huazim.
Megjithatë, para se ta mbyllin operacionin blaugranat duhet të largojnë Ousmane Dembele, i nxjerrë në shitje prej disa ditësh tashmë.
Lajmi është dhënë nga gazetari Gerard Romero, gjithmonë shumë i informuar mbi çështjet e Barcelona-s.